Khloe ka një urim të veçantë për Kim Kardashian
Sot ylli televiziv Kim Kardashian feston ditëlindjen e saj të 38-të dhe motra e saj më e vogël, Khloe ka një urimë të veçantë për të, transmeton Indeksonline.
“Gëzuar ditëlindjen e ëmbla Kimberly. Gjatë gjithë jetës sime ti ke qenë një person që e kam pasur shembull. Për mua je një super femër. Unë nuk e di se si bëni të gjitha gjërat dhe i bëni të duken të lehta” ishte një pjesë e urimit të saj të gjatë.
Këtij urimi ja bashkëngjiti edhe disa fotografi të përbashkëta.
Kim Kardashian është ndër femrat më të komentuara në gjithë globin. Ditëlindja e saj do të jetë temë e gjithë shtypit rozë./Indeksonline/