15:47 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Khloe Kardashian tifoze e ‘zjarrtë’ e të dashurit basketbollist

Khloe Kardashian ka bërë tifo për të dashurin e saj, Tristan Thompson.

Basketbollisti i njohur ka zhvilluar të martën një ndeshje në Cleveland, ndërsa nëna e vajzës së tij Khloe ishte aty për ta përkrahur, shkruan Indeksonline.

34 vjeçarja duket se ishte fat i mirë për basketbollistin dhe ekipin e tij, të cilët më në fund fituan ndeshjen pas gjashtë humbjesh radhazi.

Kjo paraqitje publike e çiftit erdhi pas thashethemeve të shumta të cilat deklaronin se Khloe nuk është e sigurt për lidhjen e saj me Tristan. Ditëve të fundit në media u raportua se ylli televiziv është në mëdyshje për të ardhmen e saj me basketbollistin.

Çifti i njohur kishin planifikuar që të jetonin së bashku pas fillimi të sezonit të kampionatit të basketbollit, por kjo shprëngulje nuk është bërë ende, ata madje mund të fillojnë procedurat për marrjen e kujdestarisë së vajzës.

Ndryshe, Khloe lindi vajzën e saj True në prill të këtij viti./Indeksonline/