20:22 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kickboksieri shqiptar shpallet kampion në MMA, shfaqë plisin pas meçit

Sukseset e sportistëve shqiptar nëpër botë nuk kanë të ndalur.

Së fundmi, kickboksieri shqiptar, Ndue Lleshi ka arritur ta fitojë titullin e kampionit në MMA.

Mirditasi e ka fituar këtë titull pas përballjes së suksesshme të zhvilluar në Birmingham të Anglisë, transmeton IndeksOnline.

Lleshi, në ranglistën botërore në kategorinë e tij, renditet mjaft larg.

Ai zë vendin e 96-të në ranglistën e boksierëve në Mbretërinë e Bashkuar.

”Faleminderit per perkrahjen shqipeve ju jeni fitorja ime pa ju nuk valvitet flamuri”, shkroi Lleshi në Facebook./IndeksOnline/