15:20 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Kim Kardashian do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar reformën e burgjeve

Kim Kardashian do të vizitojë sot Shtëpinë e Bardhë për një takim me Presidentin Trump dhe Jared Kushner për të diskutuar reformën e burgjeve, sipas një raporti të botuar.

Kardashian dhe avokati i saj kanë punuar në këtë takim për muaj, shkruan Vanity Fair.


Gruaja e përkrahësit të Trump Kanye West pritet të kërkojë nga Trump të falë një grua që u akuzua për trafikim droge, njoftoi revista.

“Unë kam qenë në komunikim me Shtëpinë e Bardhë dhe duke u përpjekur ta sjellë rastin e saj në tryezën e presidentit dhe të kuptoj se si mund ta nxjerrim jashtë”, tha Kardashian për Mic më parë këtë muaj./Indeksonline/