10:55 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kim Kardashian larg një femre me stil, ia huq me veshje këtë herë

Ylli televiziv, Kim Kardashian ka filluar përgatitjet për festat e fundvitit.

Ajo së bashku me motrën e saj, Kourtney Kardashian, u fotografuan në një dyqan me gjëra festive dhe dekorime në Kaliforni, shkruan Indeksonline.

Por, ndryshe nga herët e tjera, 38 vjeçarja nuk ka lënë përshtypje të mirë me veshjen.

Në një kombinim me ngjyrë ‘pink’ dhe taka të larta, ylli televiziv ishte larg një femre me stil që jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Ndërsa në një intervistë për ‘E!News’, nëna e tre fëmijëve ka treguar se e gjithë familja  e tyre do të festojë ditën e krishtlindjeve së bashku./Indeksonline/