14:18 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kishin viza por nuk udhëtuan, ky është gjesti josportiv i klubit kosovar

Ndeshjen e radhës në BIBL, Bashkimi nuk udhëtoi në Bullgari me arsyetimin se nuk u pajisën për viza.

E vërteta qëndron krejt ndryshe pasi në informacionet e siguruar nga “Sport Plus” në ambasadën bullgare, thuhet krejt ndryshe.

“Ambasada Bullgare, ka shqyrtuar rastin e KB Bashkimit me urgjencë, dhe më datën 15.12.2017 janë lëshuar vizat”, thuhet në ambasadën bullgare.

Klubi i Bashkimit tashmë e ka humbur ndeshjen në tavolinë 20 me 0.