14:35 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Kjo është deputetja tjetër e VV-së që hedhi gaz (Video/Foto)

Përveç deputetit Sali Zyba që hedhi gaz në seancë në herën e dytë, Indeksonline kupton se edhe deputetja Drita Millaku ka hedhur gaz.

E ulur në mes të deputetëve Arbër Rexhaj dhe Ali Lajçit, Millaku ka gjuajtur gaz në seancë kur u vendos për votim amandamenti i Komisionit për Punë të Jashtme lidhur me demarkacionin.

Ndryshe, prokuroria ka konfirmuar për Indeksonline nisjen e hetimeve për deputetët e VV-së të cilët penguan seancën duke hedhur gaz brenda sallës.

Seanca është ndërprerë dhe ende nuk dihet se kur do të nis./Indeksonline/