12:24 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kjo është dhurata e veçantë që Berluskoni i bëri Putinit për ditëlindje (Foto)

Kjo mund t’ju duket dhurata më e çuditshme që një ish-kryeministër mund ti bëjë një presidenti, por këtë mund ta bëjë vetëm Silvio Berlusconi

Në 65 vjetorin e tij të lindjes Vladimir Putin ka pritur mikun e tij Silvio Berlusconi në Soçi, nga ku ka marrë për dhuratë një mbulesë krevati

Në foto shihen Berlusconi dhe Putini duke i shtrënguar duart, derisa në prapavijë shihen atraksionet turistike të Italisë dhe Rusisë – Koloseumi në Romë dhe kisha e Shën Vasilit në Moskë. Vladimir Putin ka festuar 65-vjetorin e lindjes nga ku përveç urimeve nga miqtë është pritur edhe me protesta në rrugët e Moskës.