21:40 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kjo është gjendja shëndetësore e Bylbyl Sokolit pas rrahjes

Indeksonline raportoi sonte se pas përfundimit të ndeshjes Llapi-Prishtina, është sulmuar para banesës së tij, trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli, i cili pastaj ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Rastin pos policisë së Kosovës e ka konfirmuar edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Zëdhënësi i saj, Shpend Fazliu në një prononcim për Indeksonline ka dhënë detaje për gjendjen e Sokolit.

“Mund të ju konfirmojmë se Bybyl Sokoli, ka kërkuar ndihmë mjekësore në kuadër të Klinikës Emergjente dhe bazuar në informacionet e marra nga mjekët kujdestar fatmirësisht bëhet fjalë për lëndime të lehta, por janë duke u kryer të gjitha ekzaminimet shtesë të nevojshme nga stafi i Klinikës Emergjente”, ka thënë Fazliu.

Ai ka theksuar se bazuar në informatat nga stafi mjekësorë, Bylbyl Sokoli aktualisht ndodhet në emergjencë dhe po përcjellët nga stafi shëndetësor. /Indeksonline/