17:41 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Kjo është gjendja shëndetësore e vëllait të plagosur të Rexhep Selimit (Video)

Islam Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes në Kuvend, Rexhep Selimi ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Komoran të Drenasit, të premten në mbrëmje.

Për fat të mirë, gjendja e tij shëndetësore sot është mirë. Këtë e ka bërë të ditur vëllai tjetër, Ramadan Selimi, në profilin e tij në Facebook duke publikuar një video.

“Vëllai im, Islam Selimi, është shëndosh e mirë në shtëpinë e tij”, ka thënë Ramadani.

Ai, plagosjen e të vëllait të tij e ka quajtur si “problem të vogël”.

“Problemi që pati dje, një problem të vogël, sot besoj që edhe ai problem është tejkaluar, dhe çdo gjë do të jetë në rregull”, tha Ramadani në këtë video të publikuar në Facebook.

I dyshuari për plagosje është 47 vjeçari, Xhevat Nuha që është arrestuar nga Policia e Kosovës. Edhe arma që dyshohet të jetë përdorë në rast është konfiskuar nga Policia e vendit. /Indeksonline/

Temat: