14:55 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Kjo është shuma që përfiton Real Madridi nëse fitojnë Championsin

Real Madrid ka bërë punë të shkëlqyeshme në Champions League dhe Championsi e ka bërë klub edhe më të madh, si në aspektin sportiv poashtu edhe në atë ekonomik.

Nga 48,441 milionë euro që Real Madridi fitoi në vitin 2013 kur shkuan deri në gjysmëfinale, tani ata mund të grumbullojnë 100 euro në rast që fitojn finalen e tretë radhazi, ku 64 milionë korrespondojne me meritat sportive ndërsa pjesa tjetër nga shpërndarjet e të drejtave audiovizuele të UEFA-s.

Kur fituan ‘La Deciman’ , klubi madrilen përfitoi 65 milionë euro. Kur fituan të njëmbëdhjetën , Liga e Kampionëve shpërndau atë vit 1,345258 miliard euro, nga të cilat 80 milionë shkuan në arkat e Madridit.

Pra në rast fitoreje ndaj Liverpool, Real Madrid pritet të pasurohet edhe me 100 milionë euro tjera.

Real Madrid tashmë tejkalon 800 milionë euro fitime që nga fillimi i formatit aktual të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/