23:31 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kjo është skuadra e parë kosovare që e uron Dritën për sukesin në Evropë

Skuadra nga Mitrovica, Trepça 89 është skuadra e parë që e ka uruar Dritën për suksesin në parakualifikimet në Champions League.

Me një telegram urimi, ish kampioni i Kosovës nga edicioni i kaluar i ka dëshiruar suksese edhe në ndeshjet e ardhshme.

“Me rastin e fitores së sontshme dhe kualifikimit të mëtutjeshën në Ligën e Kampionëve të KF Drita.
KF Trepça’89 FC i Uron dhe i Dëshiron Suksese në takimet e radhës.

Me Respekte
Kryesia e KF Trepçës’89 FC” thuhet në urimin e skuadrës mitrovicase./Indeksonline/