22:25 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Klopp befason me deklaratën pas humbjes nga Zvezda

Liverpool ka marrë një humbje befasuese 2-0 në fushën e Crvena Zvdezda-s, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të Champions League.

Trajneri i Reds, Jurgen Klopp ka thënë se problemet në këtë ndeshje ishin aq të mëdha sa nuk mund t’i numëroj me gishta.

“Ata kanë bërë shumë goditje standarde dhe kanë shënuar nga një prej tyre, më pas kanë shënuar edhe të dytin. Ne dominuam në pjesën e dytë, por nuk mund të shënonim”.

“Unë jam një qenie njerëzore. Nëse do të kisha përgatitur një fjalim të rëndësishëm 10 minuta pas ndeshjes, do të kishte qenë pak e çuditshme. Nuk kam asnjë mesazh për momentin. Humbëm dhe duhet të bënim më mirë, por tani nuk mund të bëjmë asgjë”.

“Të drejtoj gishtin te problemi më i madh që kemi patur sot? Nuk e bëj dot, vetëm dhjetë gishta kam”, ka përfunduar Klopp.

Temat: