00:20 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Klopp me fjalë të mëdha për Xherdan Shaqirin

Liverpooli ka mposhtur Zvezdën me rezultat 4-0 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Reds, Jurgen Klopp ka folur për ndeshjen duke e lavdëruar edhe futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqiri.

“Plani ishte të nisnim me sulm, sepse s’e dinim se si do të mbroheshin ata. Deshëm të ishim të gjallë në fushë. Kur ndeshja u qetësua pak, ne nisëm të luanim futboll dhe të krijonim raste – ishte një ndeshje shumë e mirë dhe u kënaqa shumë”, tha trajneri pas ndeshjes.

“Ishte mirë që shënuan treshja e sulmit, por ishte mirë që pamë edhe Adamin që u kthye, pamë kundërsulme, pasime si dhe lojën e Danielit. Ishte një ndeshje e mirë futbolli dhe një fitore e merituar”.

“Fabinho ishte i mirë nga fillimi – Shaqiri u përfshi në gjithçka. Është një lojtar shumë i mirë dhe kjo na ndihmoi. Mendoj se ai pati paraqitje shumë të mirë”, ka thënë Jurgen Klopp.

Kujtojmë se Xherdan Shaqiri asistoi te goli i parë i Mogamed Salah. /IndeksOnline/

Temat: