16:09 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Klopp reagon pas fitores ndaj Leicesterit, flet edhe për gabimin e Alisson

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se ai priste që Alisson të bënte gabim tani dhe jo më vonë.

”Të Kuqtë” triumfuan përballë Leicester Cityt me rezultat, 2-1 këtë pasdite në ”King Power Stadium”.

Sadio Mane dhe Roberto Firmino shënuan golat për mysafirët, teksa gabimi i Alisson i dha mundësi Rachid Ghezzal që ta shënonte golin e vetëm për vendasit.

Dhe Klopp ka folur për gabimin e Alisson, duke thënë se e ka ditur që do të ndodhë.

Liverpool news: Sadio Mane and Roberto Firmino netted

”Unë kam menduar se do të ndodhë. Nuk mendoj se do të ndodhë në ndeshjen e ardhshme. Ai e di këtë, ne duhet ta dimë këtë, gjithashtu”.

”Ne vazhdimisht e lëvizim topin drejt portierit, por lojtarët duhet ta dinë se ka edhe zgjedhje tjera”.

”Sa i përket ndeshjes, ne mund të shënonim më herët. Leicesteri donte të bëhej më agresive, por ne nuk mundëm”, potencoi Klopp./IndeksOnline/

Liverpool news: Jurgen Klopp