10:26 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Klopp tregon së çka ndodhi me Salah pas u largua nga loja

Ende nuk është zyrtare që egjiptiani Mohamed Salah nuk do të luaj në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Megjithatë mundësitë janë shumë të vogla që ai të paraqitet në gjysmëfinalen kthyese kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Liverpoolit e pësoi një lëndim në kokë në fitoren 3-2 kundër Newcastle United.

Trajneri Jurgen Klopp pas ndeshjes deklaroi se ende nuk dihet dhe duhet të pritet.

“Pasi u largua nga loja ai kishte shkuar në zhveshtore dhe ulur e kishte parë ndeshjen. Ai ishte mirë por ne duhet të presim” deklaroi Klopp.

Liverpooli do të luaj me Barcelonën të martën ndërsa ndeshjen e fundit në Premier Ligë e zhvillon të dielën kundër Wolverhamptonit. /Indeksonline/