Klubet gjermane vihen në garë për Rexhbeçajn, në verë mbetët “lojtar i lirë”
Mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në tregun e verës, teksa interesimi për të po rritet ndjeshëm.
Sipas raportimeve të “Kicker”, dy klube të njohura të Bundesligas – Werder Bremen dhe Borussia Mönchengladbach kanë shprehur interesim konkret për 28-vjeçarin, shkruan Indeksonline
Rexhbeçaj do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, një faktor që e bën atë edhe më tërheqës për klubet që kërkojnë përforcime cilësore pa kosto transferimi.
Përveç dy skuadrave gjermane, në garë për shërbimet e tij raportohet se janë edhe disa klube të tjera nga Gjermania dhe ligat evropiane, duke paralajmëruar një verë të nxehtë për mesfushorin e Kombëtares së Kosovës./Indeksonline/
Borussia Mönchengladbach and Werder Bremen are interested in Elvis Rexhbecaj!
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) April 8, 2026
The midfielder’s contract expires this summer, and he is set to leave on a free transfer.
Several clubs from Germany and abroad have also expressed interest.
📰 Kicker pic.twitter.com/jgndMMttOD

