11:42 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Kluivert e porosit djalin e tij: Shko në Barcelonë!

Patrick Kluivert ka inkurajuar djalin e tij Justin Kluivert  që të ndjekë hapat e tij duke shkuar në Barcelonë kur ai vendos të largohet nga Ajaxi.

Kluivert gëzonte një karrierë të shkëlqyer në Camp Nou gjatë kohës si futbollists, duke shënuar 122 gola në 257 paraqitje në të gjitha garat për gjigantët katalonas.

Performancat e tij të shkëlqyera gjithashtu kanë alarmuar disa nga klubet elitare të Evropës dhe Kluivert beson se djali i tij duhet të heqë vëmendjen nga pretenduesit e mundshëm të Premier League dhe të bashkohet me Barcelonën.

“Jam shumë krenar për të. Ai po bën shumë mirë në Ajax,”ka thënë  Patrick Kluivert për Daily Mail .

“Ai është tani një lojtar i formacionit startues. Nëse ai luan kështu në një kohë të gjatë, ai mund të jetë një lojtar i rëndësishëm në të ardhmen”.

“Natyrisht, preferoj që ai të shkojë në Barcelonë, por në futboll gjithçka mund të ndodhë”.

“Ai është një i rritur, ai mund të marrë vendimet e tij, por tashmë ka thënë se është një ëndërr që ai të luajë për Barcelonën. Por kurrë nuk e dini në futboll”. /IndeksOnline/