15:24 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Kluivert Jr: Ëndrra ime është Barcelona

Justin Kluivert foli për mikrofonët e ‘Goal’ pasi fitoi cmimin NxGn 2018 për lojtarin e ri më të mirë të vitit, duke mposhtur Vinicius, tanimë lojtar i ri i Real Madrid.

Futbollisti i Ajax, i cili në moshën 18 vjecare ka debutuar me ekipin kombëtar të Holandës, është bërë një nga objektivat kryesor të klubeve të mëdha botërore pas paraqitjeve fantastike në Eredivise.

“Ekipi im i ëndrrave është Barca, nuk do kishte problem edhe nëse shkoj dikun tjetër, por Barcelona është ëndrra ime” , deklaroi Justin.

Talenti holandez gjithashtu ka synime të mëdha për vitet e ardhshme.

“Synimi im kryesor është të fitoj Topin e Artë, është ajo që dua dhe unë do të punoj shumë për të arritur atje, por ende jam 18 vjec dhe kam shumë për tu përmirësuar” . /IndeksOnline/