17:19 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”KO i trefishtë” për Barçën para duelit me PSV-n

Ernesto Valverde ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjen e Champions Leagues kundër PSV Eindhoven.

Luis Suarez, Jasper Cillessen dhe Arthur Melo nuk janë ftuar, por Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho janë rikthyer.

Suarez pritet të mungojë deri në tri javë pas pësimit të një lëndimi në gju, transmeton IndeksOnline.

Sa i përket lëndimit të Cillessen, shkaku i problemeve me gjurin do të mungojë poashtu tri javë.

Nga ana tjetër, Arthur, ka një problem në kofshë dhe do të mungojë në ndeshjen kundër PSV-s.

Përveç këtyre mungesave, edhe Rafinha Alcantara dhe Sergi Roberto do të mungojë pas lëndimeve të pësuara në ndeshjen ndaj Atleticos./IndeksOnline/