13:40 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Koln ka thyer një rekord të veçantë këtë sezon (Foto)

Është normale që çdo skuadër të ketë tri uniforme për një sezon (për ndeshjet në shtëpi, në transfertë dhe një të tretë), por Koln ka shkuar në një nivel tjetër pasi ka luajtur me uniformën e shtatë në këtë sezon.

Uniforma e parë është e bardhë me shirita të kuq, ndërsa uniforma e dytë është e kuqe. Për të shmangur përplasje me uniformën e Leipzig, e bardhë me të kuqe për ndeshjet kur luan në shtëpi, miqtë kanë veshur një uniformë të zezë në ndeshjen e fituar 2-1 fundjavën e kaluar.

Përveç tri uniformave tradicionale, Koln ka veshur edhe uniformën e tretë të sezonit të kaluar në muajin shtator kundër Augsburg. Skuadra e Bundesliga-s ka veshur një tjetër uniformë për ndeshjet e Europa League dhe një fanellë “retro”. Uniforma e shtatë nuk ka dalë në treg, por nëse një tifoz do të donte të blinte gjashtë të tjerat, do t’i kushtonin 442 sterlina (476 euro).

Temat: