17:58 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kololli dhe Kryeziu, të paprekshmit e Zurich

Në kuadër të grupit A, FC Zurich do të përballet sonte me Ludogorets Razgrad.

Ndeshjen e parë të këtij sezoni në Europa League, zviceranët e fituan me rezultat, 1-0 ndaj AEK Larnacas.

Golin e vetëm dhe të fitores e kishte shënuar Benjamin Kololli në minutën e 61-të të ndeshjes.

Tani, me fillim nga ora 18:55, Zurich i Kolollit synon që ta arrijë fitoren e dytë në Europa League.

Si Kololli, ashtu edhe Hekruan Kryeziu do të luajë nga minuta e parë ndaj Ludogoretsit, ndërsa Mirlind Kryeziu është në bankën rezervë.

Përndryshe, Zurich është në vendin e dytë në grupin A, me pikë të barabarta me Bayer Leverkurenin që mbanë pozitën e parë./IndeksOnline/