16:51 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kombëtaret me më shumë “të huaj” në Kupën e Botës (FOTO)

Shumë Kombëtare në Kupën e Botës janë të “mbipopulluara” nga futbollist të natyralizuar.

83 nga 230 futbollist në vetëm 10 Kombëtare janë emigrant.

Skuadra me më shumë të huaj në Kampionatin në Rusi padyshim që është Franca.

78.3% të Kombëtares franceze vijnë nga shtete të huaja, kryesisht vendet afrikane, ndërsa popullata e përgjithshme e huaj që jetojnë në Francë është vetëm 6.8%.

Kjo është një  tregues se Kombëtaret e mëdha janë të varura kryesisht nga futbollistët emigrant.

Më mirë me vendas nuk qëndrojnë edhe skuadrat tjera si Zvicra, Belgjika, Anglia, Gjermania etj.

Më poshtë janë 10 skuadrat që kanë më shumë emigrant në skuadrën e tyre.

Franca, 6.8% e popullsisë, 78.3% e skuadrës

Zvicra, 24% e popullsisë, 65.2% e skuadrës

Belgjika, 12.1% e popullsisë, 47.8 e skuadrës

Anglia, 9.2% e popullsisë, 47.8 e skuadrës

Gjermania, 11.3% e popullsisë, 39.1% e skuadrës

Portugalia, 3.8% e popullsisë, 30.4% e skuadrës

Spanja, 10% e popullsisë, 17.4% e skuadrës

Suedia, 8% e popullsisë, 17.4% e skuadrës

Danimarka, 8.2% e popullsisë, 13% e skuadrës

Islanda, 8% e popullsisë, 4.3% e skuadrës