09:31 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kombëtarja e Ishujve Faroe arriti mbrëmë në Kosovë

Kombëtarja e Ishujve Faroe ka arritur mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të prishtinës.

Ekipi kombëtar i Ishujve Faroe do të përballet nesër me skuadrën e Bernard Challandes në kryeqytet.

Ndërsa, sot, Kosova, ashtu si edhe Ishujt Faroe do ta kenë një agjendë të ngjeshur, transmeton IndeksOnline.

Nga ora 16:30, do të mbahet një konferencë për shtyp e Kombëtares së Ishujve Faroe.

Kurse pas gjysmë ore, Kombëtarja e lartëcekur do ta mbajë një seancë stërvitore në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

Kujtojmë se nesër me fillim nga ora, 20:45, Kosova dhe Ishujt Faroe do të përballen në kuadër të grupit 3 në Ligën D./IndeksOnline/