09:30 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Komisioni për Buxhet dhe Financa diskuton projektligjet për FSK-në

Komisioni për Buxhet dhe Financa sot do të mbajë mbledhje.

Në rend të ditës është shqyrtimi i tri projektligjeve që kanë të bëjnë me ushtrinë:

Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-124 për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së;

Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes dhe i amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së;

Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së”, thuhet në njoftimin e kuvendit. /Indeksonline/