13:49 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Komisioni për Punë të Jashtme nis diskutimin për demarkacionin (Video)

Komisioni për Punë të Jashtme po e shqyrton projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi.

Kryetarja e komisionit ,Vjosa Osmani në hapje të mbledhjes tha se projektligji paraprak që u shqyrtua në komision është tërhequr nga Qeveria dhe është dërguar një tjetër, e që ka përfshirë deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga dy presidentët, raporton Indeksonline.

“Ne e kemi tash ligjin e ri që është sjell në Kuvend dhe kryesia dje e ka proceduar menjëherë në Komision, që pastaj të rekomandohet shqyrtimi në seancë”, ka thënë Osmani.