Kompania e famshme kineze tregon datën e prezantimit të modelit të ri
Xiaomi ka konfirmuar datën e prezantimit të modelit të ri. Xiaomi Mi Max 3 do të prezantohet pas pak ditësh, konkretisht me datë 19 korrik.
Është spekuluar shumë rreth telefonit dhe sipas disa raportimeve do të ketë ekran HD+ 18:9 dhe bateri masive prej 5,400 mAh.
Specifika të tjera janë: 3GB ose 6GB RAM, 32GB ose 128GB memorie dhe procesor 1.8Ghz Octa-Core./Indeksonline/