Kompany: Nëse duhet të vdesim në fushë për t’u kualiikuar në finale
Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany ka foluar pas humbjes 5-4 ndaj PSG-së, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions Leagues.
Tekniku belg, ishte i suspenduar derisa ndeshjen e ndoqi nga tribunat, por beson se skuadra e tij, me mbështetjen e tifozëve, në ndeshjen e dytë do të fitojnë dhe arrijnë kualifikimin në finale, shkruan IndeksOnline.
“Kur dy ekipe hyjnë në një ndeshje si kjo me këtë ide, atëherë kjo është pikërisht ajo që mund të ndodhë. Unë tashmë kisha një ndjesi se një ndeshje e tillë ishte e mundur. Natyrisht, kur pranon pesë gola larg shtëpisë, gjysmëfinalja normalisht ka mbaruar. Por ne shënuam katër dhe mund të kishim shënuar një, dy, madje edhe tre të tjerë. E dimë tani: ndeshja e kthimit është në shtëpi dhe ne duhet të fitojmë. Ne e bëjmë këtë shpesh atje dhe me mbështetjen e tifozëve tanë, besimi është sigurisht aty”, deklaroi Kompany.
Ai shtoi se do të japin gjithçka, nëse duhet edhe të vdesin në fushë dhe të arrijnë kualifikimin, derisa komentoi edhe penalltinë e PSG-së, duke thënë se ishte një vendim i diskutueshëm.
“Do të japim absolutisht gjithçka, me të vërtetë gjithçka që kemi, edhe nëse duhet të vdesim në fushë. Ne besojmë.
PSG-ja thjesht nuk do ta pranojë t’i bëjë gjërat ndryshe. Dhe as ne. Kështu janë të dyja ekipet! Shpresoj vetëm që do të jemi ne që të fitojmë.
Penalltia kundër nesh ishte shumë e diskutueshme. Topi së pari i godet trupin dhe pastaj krahun”, tha ndër të tjera Vincent Kompany./IndeksOnline/

