12:15 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Komuna e Dukagjinit që 24 orë pa rrymë

Janë bërë 24 orë që në Komunën e Deçanit nuk ka rrymë.

Për këtë, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka dalur në terren për të ndarë këtë lajm të keq me qytetarët e Deçanit.

“Të nderuar qytetar, Po bëhen 24 orë që jemi pa rrymë si pasojë e avarisë në tensionin e lartë.
Inkurajojm punëtorët e KEDS-it, që të jenë më të shpejtë në riparimin e tensionit edhe pse e dimë që po bëjnë përpjekje dhe punë që 24 orë për eleminimin e dëmeve!

Ju falenderoj për mirëkuptim” shkruan Ramosaj./Indeksonline/