12:18 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Konfirmohen vazot për shortin e eliminatoreve të Euro 2020 – ku gjendet Kosova?

Vazot për shortin e eliminatoreve për EURO 2020 tashmë janë konfirmuar, i cili do të mbahet në Dublin më 2 dhjetor.

Kosova, e cila mund të kualifikohet direkt nga gjysmëfinalet, është renditur në vazon e pestë të këtij shorti.

Kurse, Kombëtarja e Shqipërisë, e cila ka gjasa më të ulëta për t’u kualifikuar nga Liga e Kombeve, bën pjesë në vazon e katërt.

Eliminatoret në fjalë përbëhen nga 10 grupe. Rregulli primar është që dy Kombëtaret e para kualifikohen direkt, kursa 4 Kombëtaret fituese të Ligës A do të jenë në grup me 5 Kombëtare.

Për fund, grupet tjera do të përbëhen nga 6 Kombëtare, transmeton IndeksOnline.

Vazoja e parë: Anglia, Portugalia, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.

Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.

Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.

Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Mali i Zi, Estonia, Hungaria dhe Rumania.

Vazoja e pestë: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjilbraltari, Kazakistani, Kosova, Luksemburgu, Maqedonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.

Vazoja e gjashtë: Andora, Letonia, Lihtenshtajn, San Marino dhe Malta./IndeksOnline/