18:20 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Milot Rashica po kryen testet mjekësore te kjo skuadër (Foto)

Milot Rashica përfundimisht do të largohet nga skuadra holandeze, Vitesse, shkruan indeksonline.

Sulmuesi kosovar do të nënshkruaj me skuadrën gjermane, Werder Bremen.

Sipas informatave nga ‘DeichStube’, 21 vjeçari tashmë është duke kryer testet mjekësore në spitalin Bremen der Weser.

Rashica u transferua në Vitesse nga Vushtria në vitin 2015, ku në 83 paraqitje ka shënuar 13 gola. /IndeksOnline/