Konfirmohet nëse Balotelli do të largohet nga Nice
Nice ka njoftuar se reprezentuesi italian, Mario Balotelli do të qëndrojë në klub pavarsisht lidhjeve me Marseillen.
Sulmuesi nuk u rikthye në stërvitje në përgatitjet para-sezonale, duke e bërë këtë me vonesë, dhe agjenti, Mino Raiola ishte duke punuar për ta transferuar lojtarin në OM.
Mbrëmë, presidenti i Nices tha se situata ishte e komplikuar, por tani është konfirmuar se Super Mario do të qëndrojë.
”Vendimi është bërë. Mario Balotelli ka vendosur të qëndrojë në Nice”, njoftoi klubi në Twitter.
”Italiani e ka shprehur dëshirën e tij te drejtorët e klubit se dëshiron të luajë edhe në sezonin e tretë në klub. Marrëveshja është ratifikuar nga të dyja palët dje”.
”I pezulluar për tri ndeshjet e para të Ligue 1, sulmuesi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Lyonit”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/