09:22 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet nga Joshua: Lufta mes meje dhe Wilderit do të ndodhë gjatë këtij viti!

Kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua ishte i pranishëm mbrëmë në meçin; Bellew – Haye.

Joshua iu gëzua fitores së shokut të tij, Bellew i cili nokautoi kundërshtarin qysh në raundin e pestë, transmeton IndeksOnline.

Ai foli edhe për luftën e mundshme ndaj Deontay Wilder.

“Lufta do të ndodhë, dhe potencialisht 95 për qind do të ndodhë në këtë vit”, ka thënë Joshua për Sky Sport Box.

“Janë vetëm disa detaje për t’u zgjidhur. Unë jam gati dhe shumë i interesuar për këtë ndeshje. Unë kam punuar shumë për këtë dhe dua që ai të vje në Britani ose edhe unë të shkoj në Amerikë”, shtoi britaniku.

A mund të ketë ndonjë luftë mes Joshua-s dhe Bellew, ky i fundit përgjigjet:

“Jo! Asnjëherë. Dua që të qëndroj kështu i shëndetshëm dhe jo i lënduar”.

Në rast se arrihet ndonjë marrëveshje për meçin; Joshua – Wilder, atëherë me shumë gjasa këtë luftë do të shohim gjatë muajit gusht apo shtator./IndeksOnline/