11:34 / E Premte, 29 Maj 2020

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Sarandë

Në Sarandë është konfirmuar rasti i parë pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për një shtetase 33-vjeçare nga Ukraina, banore e Tiranës, e cila kishte shkuar në Sarandë.

Gruaja u paraqit në Urgjencën e Spitalit të Sarandës pas shqetësimeve shëndetësore, e shoqëruar nga partneri i saj dhe pas testimit të kryer rezultoi pozitive. Rasti sipas mjekëve ishte izoluar menjëherë në mbërritje sepse ishte shumë i dyshimtë dhe sot në mëngjes është transportura drejt spitalit infektiv Covid-19 në Tiranë.

Tre persona nga personeli shëndetësor që kanë pasur kontakt me këtë paciente janë vetëizoluar në banesat e tyre. Shërbimi epidemiologjik është duke u përpjekur të identifikojë kontaktet e tjera të çiftit ukrainas në Sarandë.

Gjithashtu është duke u gjurmuar itinerari i tyre, ndalesat dhe koha e qëndrimit në Sarandë. ISHP në Tiranë gjithashtu po gjurmon mbi kontaktet që mund të kenë infektuar 33-vjeçaren.

Mos i humb