23:45 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gjelbrim

Korenica flet pas golit dhe fitores së Ballkanit

Meriton Korenica ishte heroi i Ballkanit në Shkup, pasi lëshoi një goditje spektakolare nga distanca, duke i dhënë fitoren skuadrës kampione të Kosovës dhe duke e afruar me kualifikimin në fazën e grupeve.

Në fund pati edhe duartrokitje nga tifozët kundërshtarë për të, teksa vetë Korenica deklaroi se ishte një ndeshje e hapur, të cilën Ballkani e fitoi me durim e mençuri, duke goditur në kohën e duhur.

Edhe Shvercerat po të duartrokasin për atë që bëre në fushë…
I falënderoj shumë edhe tifozët. Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe morëm një rezultat mjaft të mirë, ndaj tani shpresoj që të jemi ne ata që do të shkojmë në fazën e grupeve.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Ishte një ndeshje e hapur, ku mund të shënoheshin më shumë gola…
Ishte një lojë e hapur dhe me shumë raste, por ne u treguam të mençur, duke ditur se kundërshtari ka individualitete. U mbrojtëm mirë dhe goditëm në kohën e duhur, ndaj tani jemi më pranë kualifikimit.

A ishte një Ballkan më i guximshëm sonte?
Ne edhe me Zalgirisin kemi pasur shumë raste. Sigurisht që mundohemi të luajmë me kujdes dhe të godasim atëherë kur duhet, ndaj edhe sonte na eci mirë, duke shënuar dy gola.

Sa shanse ka që të kualifikohet Ballkani?
Kemi një avantazh të mirë, që shpresoj ta shfrytëzojmë dhe ta zgjidhim gjithçka brenda 90 minutave. Unë shpresoj shumë dhe besoj se do të jemi ne në fazën e grupeve.

Sa ju ka ndihmuar eksperienca te lojtarët e Ballkanit?
Kemi disa lojtarë që kanë luajtur në Europë si Gripshi, Jashanica e Thaçi, të cilët po na ndihmojnë jo pak me eksperiencën e tyre. Gjithsesi ne jemi të bashkuar dhe punojmë të gjithë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Nuk kemi individualistë, por punojmë të gjithë në funksion të grupit.