14:36 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Koret raciste në sfidën me Anglinë, legjenda e Bullgarisë shpërthen në lot

Në ndeshjen mes Bullgarisë dhe Anglisë, e cila u luajt të hënën në mbrëmje, edhe pse u bënë thirrje të mëdha para sfidës, për racizmin, asgjë nuk u shmang.

Takimi u ndërpre disa herë, për shkak të koreve raciste, hedhjes së objekteve në fushë, ndërprerjes së himnit kombëtar dhe për përsëritjet në ekranin gjigant të stadiumit.

Kjo sjellje e tifozëve duket se ka shtangur jo vetëm anglezët e të huajt, por edhe legjendën bullgare Hristi Stoiçkov, i cili shpërthehu në lot në studion e televizionit bullgar.

Legjenda bullgare shperthen ne lot on Vidnews.

Ai është ndjerë i turpëruar nga sjellja e tifozëve dhe nuk ka përmbajtur dot lotët. Kujtojmë që edhe ish-lojtari i Barcelonës, është akuzuar për racizëm, por ai e ka pranuar gabimin e tij.