17:46 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kosova cakton dy miqësore para dy ndeshjeve të rëndësishme

Pas dy javësh, saktësisht më 25 dhjetor, Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të nis përgatitjet për ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2021.

Deri në fund të muajit do të ushtrojnë lojtarët e klubeve tona dhe lojtarët e klubeve evropiane që nuk kanë obligime në atë kohë. Ndërsa më 2 e 3 janar ekipi i Taip Ramadanit do të kompletohet.

Më 5 e 6 janar në Prishtinë, Kosova do t’i luajë dy miqësoret e mirëseardhura me Katarin, kurse më 9 janar është udhëtimi i Kombëtares për në Itali.

Në kuadër të grupit të tretë, ndeshjen e parë e luajmë ndaj Italisë më 10 janar. Më 11 janar e kemi ndeshjen me Rumaninë, ndërsa më 12 janar me Gjeorgjinë.

Ndeshjet luhen në Benevento të Italisë kurse synimi është i qartë, të ofrohet maksimumi me shpresë për të fituar grupin dhe për të kaluar në raundin tjetër.