15:12 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Kosova do të jetë befasia e madhe” – thotë Shakohoxha

Pas hedhjes së shortit në Dublin, ka reaguar edhe komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha.

Sipas Shakos, në të ardhmen, Kosova dhe Shqipëria duhet ta krijojnë një Kombëtare të përbashkët.

“Shqipëria dhe Kosova në të ardhmen do ta bëjnë një ekip. Kështu do të shkojmë punët”, tha Shakohoxha, transmeton IndeksOnline.

“Kosova do të jetë befasia e madhe”.

”Ka lojtarë të ri në moshë dhe ka treguar lojëra të bukura në Ligën e Kombeve. Kosova ka realizuar më së shumti gola”, potencoi Shakohoxha.

Përndryshe, në grupin A, Kosova do të ketë punë me Anglinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Çekinë./IndeksOnline/