22:13 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kosova drejt kleptokracisë diktatoriale!

Astrit Ademaj

Ndërtimi i kauzave për qëllime të caktuara politike nga akterë të ndryshëm politik shpesh herë sensibilizon opinionin në menyrë të gabuar, një të tillë të “kapjes së shtetit” fillimisht e kishte shpikur një akter i pensionuar politikisht, pra z. Veton Surroi, në TV-në e tij përmes qëndrimit kritik të pushtetit dhe Qeverisë Thaçi II, për të vazhduar mandej akterë tjerë aktiv opozitar përdorimin e këtij termi që deri dikund ngritën edhe kauzë duke pasur parasysh njohuritë e kufizuara të një pjese të qytetarëve që akceptojnë çdo term sidomos kundër pushtetit.

Për ata që nuk e dinë se çfarë është KAPJA, sepse besoj që ish-lideri opozitar, tani kyeministër, duket se dikush t’ia ketë shpjeguar që e kishte gabim përdorimin e këtij termi, por meqënëse frustrimi qytetarë është pajtuar me këtë, ai nuk e kishte problem përdorimin e cilit do mekanizëm dhe term për ndërtimin e një kauze, qoftë edhe jo adekuate vetëm për përfitim votash. Kapja si term juridik dhe formë e krimit dhe korrupsionit është aq e avancuar sa Kosova edhe tridhjetë (30) vite të tjera nuk ka resurse njerëzore brenda partive për t’a aplikuar këtë metodë të krimit, sepse “kapja” nënkupton kur koorporatat e ndryshme të prodhimit apo importimit paguajnë përfaqesues ligjor me miliona euro, për të ndikuar në organet vendimmarrëse që ligjet të cilat kalojnë nëpër procedurat shtetërore të aprovimit t’iu sjellin përfitime personale koorporatave apo kompanive që ata i përfaqësojnë. Një gjë e tillë në Kosovë ende nuk ka ndodhur, përderisa nuk kemi asnjë vendim të formës së prerë të ndonjë gjykate lidhur me këtë.

Në vendin tonë mund të ketë raste të formave tjera të krimit dhe korrupsionit, që manifestohet me ryshfet, etj., por, të aludosh të kapja me këto deficite të burimeve njerëzore nëpër të gjitha partitë politike është absolutisht veprim puro profiterësh.

Veprimet e fundit të Kryeministrit Albin Kurti, sidomos dërgimi i dokumentit zyrtar të cilin ia ka drejtuar ministrive, agjencive dhe departamenteve të ndryshme në mesin e muajit shkurt të këtij viti, tregon qartë veprimet antikushtetuese me predispozita të diktatit, meqenëse kompetencat e kryeministrit janë mjaft mirë të parapara me nenin 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe me përjashtim të emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, dhe anëtarëve të Qeverisë, ai asnjë veprim tjetër nuk mund t’a bëjë në këtë drejtim pa bashkpunim me organet tjera shtetërore, por, akoma më e habitshme në këtë dokument është se si z. Kurti shkel ligjin për Këshillimn e Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës(KPMSHC), sepse ai është organi i vetëm i cili monitoron dhe mbikqyrë procedurat që zhvillohen në shërbimin civil të Kosovës. Mandej vlerësimi nga zyra e KM i kontratave dhe projekteve të ndryshme që financohen nga buxheti i shtetit është absolutisht në kundërshtim me Ligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, sepse ky është i vetmi organ që bën vlerësimin e shpenzimit të parasë publike dhe rregullsisë, pra, thjesht me këtë logjikë të funksionimit dhe nxerrjes së akteve nënligjore nga Qeveria e Kosovës, duke shkarkuar dhe duke iu mundësuar individëve dhe të afërmve me udhëheqësit qeveritarë të kenë përfitime të ndryshme nga buxheti i shtetit, Kosova po shkon drejt një kleptokracie dikatatoriale, e cila përbënë rrezik mjaft të madh dhe precedent për të gjitha qeveritë e ardhshme pas marrjes së pushtetit.

(Autori është njohës i çështjeve juridike)