19:46 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kosova nuk ka të ndalur, shikoni çfarë rekordi fantastik ka regjistruar

Gjëja që i kënaqë më së shumti trajnerët e futbollit, është krijimi i rasteve për gol.

Jo gjithmonë konkretizohen rastet e krijuara por megjithatë si rezultat i lojës së mirë prodhohen mundësitë për shënim.

Në ndeshjen e fundit kundër Malit të Zi, Kosova pati 21 goditje drejt portës kundërshtare, shkruan Indeksonline.

Kjo i bie që “dardanët” mesatarisht çdo 4.2 minuta kanë gjuajtur në drejtim të portës malazeze.

Për Kombëtaren e Kosovës, kjo shifër paraqet rekord të ri pozitiv në kualifikimet për kampionatin evropian.

Rekordi paraprak ishte regjistruar në ndeshjen Bullgari – Kosovë, ku fituam me rezultat 2-3.

Në atë ndeshje, Kosova kishte pasur 20 goditje.

/Indeksonline/