19:17 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova po punon me përkushtim për duelin me Izraelin

Kombëtarja U21 ka zhvilluar sot pasdite seancën e katërt stërvitore në fushën “Top Football” në Mazgit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Evropianin 2019 kundër Izraelit në Tel Aviv.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina e Naser Prapashtica edhe gjatë stërvitjes së sotme kanë punuar në shumë aspekte në mënyrë që futbollistët të përgatiten sa më mirë për duelin kundër izraelitëve.

Gjatë seancës së sotme krahas lojës taktike u punua edhe në gjuajtjet nga distanca dhe gjysmëdistanca.

Gjendja e futbollistëve sipas stafit mjekësor në krye me prof. dr. Mehmet Maxhuni është shumë e mirë. Stërvitjen e sotme nga afër e ka ndjekur edhe drejtori teknik, Michael Nees./IndeksOnline/

Temat: