16:42 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kosovës do t’i njihet vetëm e drejta për të marrë frymë!!!

Nga reagimet e para për heqjen e taksës 100%, nuk është shumë vështirë me konstatu se në javët e muajt në vijim mbi Kosovën do të ushtrohet presion dhe më i madh për të rinegocuar mbi statusin e saj nal.

Një pjesë e klasës politike (fatkeqësisht dhe segmente të caktuara të LDKsë) dhe e analistëve në Prishtinë, që tani kanë lluar me i riformatu qëndrimet e tyre. Presionin ndërkombëtar mbi Kryeministrin Albin Kurti, ata kanë lluar ta përkthejnë edhe si pjesë e kauzave të tyre antiKurti, që i bie se humbjen në zgjedhje tani po e këmbejnë me vardisje ndaj ndërkombëtarëve, paçka se nesër mund të ngelim me gishta në gojë duke ia plotësuar Serbisë të gjitha ambiciet nga Memorandumi 2 për ta bërë sa më jofunksional shtetin e Kosovës….

Nga diskursi publik i Kosovës një kohë të gjatë ishte përjashtuar raportimi për vendet kryesore të Bashkimit Evropian, të cilat e kishin njohur Kosovën dhe i kishin paraqitur vërejtje Serbisë se rruga e saj drejt integrimeve evropiane nuk do të mbetet pa pasoja nëse Serbia insiston që të ketë rinegocim të statusit të Kosovës. Kjo kishte ndodhur sidomos në korrik të 2010-tës kur ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kishin diskutuar rreth Kosovës, pas shpalljes së mendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas së cilës ‘Deklarata e Pavarësisë nuk është në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare’.

Futja e Kosovës si temë interne e Serbisë dhe përjashtimi i saj nga fabulat tragjike për të pagjeturit dhe nga matematikat mbi reparacionin, ka qenë një nga dështimet lapidare të atyre pazargjinjëve politik e mediatik që sot nga Albin Kurti kërkojnë të realizojnë objektiva madhorë, të cilat nuk janë arritur për një periudhë njëzetë vjeçare. Në vend se të gjenin autorët e rinegocimit të statuti të Kosovës, këta pazargjinjë duan ta penalizojnë kryeministrin Kurti sa ai gjoja me qëndrimet e tija po e izoloka Kosovën, se po e prishka miqësinë tradicionale me SHBA dhe NATO, ndonëse Kosova ishte izoluar, atëherë kur krerët e saj pranuan të rinegocojnë për statusin e saj.

Dhe krejt kjo ka ndodhur para se të vinte Kurti në krye të ekzekutivit kosovar. Nuk kemi hasur ndonjë zjarrmi kaq të madhe mediatike e politike në këto 20 vitet fundit, siç po shfaqet tani me moton e përbashkët “të gjithë kundër Albin Kurtit”, pa çka se Kosovës po i rrëshqiste dheu nënë këmbë në saje të politikave pakurrizore të Prishtinës zyrtare. Është shumë indikative se si mendimi publik në Kosovë u ndërtua mbi disa tangjenta komplet të gabuara të (para)gjykimit politik… Lufta e pakuptim politike brenda në Kosovë, u jep më shumë argumente ambasadorëve muskuloz që të vazhdojnë t’i shohin raportet Prishtinë-Beograd në një dioptri asimetrike, ku Serbisë i plotësohen të gjitha kushtet, kurse Kosovës, vetëm një:

VETËM TË DREJTËN PËR TË MARRË FRYMË!!!

Shkruan: Emin Azemi