16:15 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kosta Rika – Serbia, ky është futbollisti i ndeshjes (Foto)

Ka përfunduar ndeshja mes Kosta Rikës dhe Serbisë, e velfshme për grupin E.

Serbia fitoi me rezultat minimal 1 me 0, duke i arkëtuar tre pikë të arta, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, FIFA ka zgjedhur futbollistin e ndeshjes, dhe cmimin ia ka dhuruar lojtarit të Romës, Aleksandar Kolarov.

Ish-lojtari i Manchester Cityt shënoi golin e fitores në këtë ndeshje dhe ishte një prej lojtarëve më të mirë në fushë.

Ndeshja e radhës për Serbinë luhet më 22 qershor dhe kundërshtar do të jetë Zvicra./IndeksOnline/