19:41 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

KQZ heshtë për “avullimin” e qindra votave në Istog

Me vetëm 15 vota plus, LDK ka dalë fituese në komunën e Istogut me kandidatin e saj, Haki Rugovën. Por, në fakt ishte KQZ ajo që deklaroi dje se fitues është Gani Dreshaj i AAK-së, por që duhej pritur numërimi i votave me kusht dhe me postë.

E të tilla që do të numëroheshin ishte deklaruar se janë mbi 500, shkruan Indeksonline.

Ndërkohë, sot janë numëruar vetëm 333 prej tyre, çka edhe e bënë Rugovën kryetar të Istogut për herë të dytë.

Lidhur me këtë, KQZ nuk ka dalë me asnjë sqarim për të treguar se si erdhi deri të përmbysja e rezultatit dhe pse nuk u numëruar të gjitha votat e paralajmëruara./Indeksonline/

Temat: