13:36 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

KQZ pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Istog

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje sot duke filluar nga ora 14:30.

Kështu ka njoftuar KQZ përmes një njoftimi për media.

Në këtë mbledhje do të shpallen rezultatet përfundimtare të rivotimit të zgjedhjeve në Istog, shkruan Indeksonline.

Në këtë mbledhje do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të rivotimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut,  do të shqyrtohet dhe miratohet kërkesat për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit komunal dhe pika e fundit ka të bëjë me çështje të ndryshme që lidhen me KQZ-në./Indeksonline/