16:55 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Krasniqi: Ndotja e ajrit në Prishtinë, ia ka kaluar edhe ndotjes së politikës

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka shkruar se ndotja e ajrit në Prishtinë është aq e madhe sa ia ka kaluar edhe “ndotjes së politikës”.

Ai përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se harta e qyteteve më të ndotura, tregon se Kosova është dikund në Azinë Jugore, transmeton Indeksonline.

“Ndotja e ajrit në Prishtinë ia ka kaluar edhe ndotjes së politikës. Megjithëse edhe kjo e dyta na e ka zënë frymën shumë. 2.Harta e qyteteve më të ndotura në botë tregon ku jemi: Daka, Lahore, Kalkuta, Mumbai, Karaçi (e këtu hyjnë Prishtina dhe Shkupi.) Kjo i bie që jemi dikund në Azinë Jugore, po get” ka thënë Krasniqi./Indeksonline/