20:48 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Krasniqi: T’i quash kafshë ish ushtarët e UÇK-së, është poshtërim për kombin shqiptar

Profesori universitar, Dr. Milazim Krasniqi, ka reaguar ndaj njoftimeve më të reja lidhur me abuzimin e EULEX-it me drejtësinë në Kosovë.

Dëshmitë e ish kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malkolm Simonsit dhe ato të zbuluara nga RTK-ja, Prof. Krasniqi i ka cilësuar si të mterrshme dhe si poshtërim që i është bërë Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar.

Krasniqi kërkon që urgjentisht të lirohen të burgosurit e dënuar padrejtësisht, të organizohet protestë gjithëpopullore kundër EULEX-it dhe të bllokohet dialogu me Serbinë, deri sa të ndriçohen prapaskenat e tij.

Ja potimi i plotë i Prof Krasniqit:

Dëshmitë e ish kryetarit të gjyqtarëve të EUEX-it, Malkolm Simonsit, të publikuara prej tij dhe gjetjet e reja të RTK-së, janë të mjaftueshme që të turpërohet EULEX-i, të turpërohet BE-ja, po edhe institucinet tona që kanë lejuar këtë abuzim barbar të EULEX-it. T’i quash kafshë ish luftëtarët e UÇK-së, t’i dënosh për t’ia bërë qejfin Serbisë, ky është poshtërim për të gjithë ne dhe për mbarë kombin shqiptar. Prandaj, ajo që duhet të bëhet urgjentisht pas këtij zbulimi të tmerrshëm, është:

1. lirimi i menjëhershëm i të dënuarve në ato proces të montuara nga përfaqësuesit e pansllavizmit në EULEX, e pakta deri në një rigjykim të drejtë,

2. organizimi i një proteste gjithëpopullore të të gjitha partive e të të gjitha shoqatave kundër EULEX-it dhe

3. bllokimi i dialogut me Serbinë, deri në sqarimin e të gjitha këtyre presioneve dhe dëmeve që i janë shkaktuar Kosovës nga ky proces i çoroditur.