10:41 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Krenari për Kosovën, Amir Rrahmani, po i kryen testet mjekësore te gjiganti italian

Amir Rrahmani po kryen testet mjekësore te Napoli

Mbrojtësi kosovar tashmë gjendet në “Villa stuart” për vizitat mjekësore me klubin e Napolit.

Lojtari, i shoqëruar nga agjenti, mbërriti në Villa Stuart, këtë mëngjes në orën 9.15 për vizitat e zakonshme mjekësore. Pasi të jenë përfunduar kontrollet, ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë afërsisht 1.8 milionë euro.

Napoli do të derdhë në arkën e Verona rreth 14 milionë euro, ndërsa lojtari do të mbetet në Verona deri në fund të sezonit.