20:46 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Krisin armët nëpër dasma, për 18 ditë 31 raste në Kosovë

Kosovarët po vazhdojnë traditën e gjuajtjes me armë nëpër ahengje të ndryshme.

Krisma që shkaktohet nga shkrepja e armës si duket po e bënë dasmën më madhështore.

Pavarësisht fushatës së Policisë ‘Festo me zemër,jo me armë’, qytetarët vazhdojnë të shtënë me armë.

Në muajin qershor që kur edhe nisin në mënyrë masive dasmat janë shënuar vetëm tri raste të gjuajtjes me armë në ahengje.

Në një përgjigje për Indeksonline, Policia ka bërë të ditur se nga këto raste, tre persona janë arrestuar.

Ndërsa, në muajin gusht ky numër ka shënuar dukshëm rritje. Për këto 18 ditë, Policia e Kosovës ka njoftuar për 31 raste të  gjuajtjeve me armë.

Prej këtyre rasteve, pesë kanë ndodhur  në Vushtrri, pesë në Mitrovicë, katër në Pejë, tre në Skenderaj, Podujevë, Gjakovë, Viti, ndërsa dy në Lipjan dhe Kaçanik, Kamenicë e Suharekë nga një rast.

Ndryshe, Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të përdorimit të armëve të zjarrit ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës që qytetarët që t’iu iu shmangen përdorimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit për arsye se armët paraqesin rrezik potencial.

Policia po ashtu njofton se të gjithë ata të cilët në mënyrë të kundërligjshme përdorin armët apo bartin ato në mënyrë të paligjshme, pa autorizim, ndaj tyre do të ndermirën të gjitha masat e nevojshme ligjore për kompletim dhe procedim të këtyre rasteve tek organet kompetente të drejtësisë./Indeksonline/

Temat: