17:51 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kroacia ankohet në FIFA, për shkak të gjuhës “serbo-kroate”

Kroacia ka bërë ankesë në FIFA pas një njoftimi me motive nënçmuese për ta nga organizatorët e Botërorit, “Rusia 2018”. Në sallën e konferencës ishte dhënë njoftimi se përkthimi i gjuhës do të bëhet në gjuhën serbo-kroate.

Ky përshkrim është quajtur ofendues nga kroatët të cilët janë ankuar në FIFA. Sipas kroatëve, rusët duhet të masin veten se si do të iu dukej përshkrimi i gjuhës së tyre, psh përkthimi do të jetë në gjuhën ruso-ukrainase.

Pas ankesës, njoftimi është larguar nga shkrimi qirilicë./Indeksonline/

Temat: